Italia do të marrë përsëri drejtimin e misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë. Sipas njoftimit të bërë sot, gjeneralmajori italian Roberto Vergori do të marrë detyrën e komandantit të KFOR-it më 14 tetor.
Ceremonia e dorëzimit të komandës do të zhvillohet në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Komandanti aktual, gjeneralmajori turk Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë detyrën Vergorit.
Ceremonia do të drejtohet nga admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Përbashkët Aleate të NATO-s në Napoli.
Vergori është oficer i Ushtrisë Italiane me përvojë në operacione dhe misione ndërkombëtare. Ndërrimi i komandës do të jetë një nga zhvillimet e rëndësishme të muajit tetor për misionin e NATO-s në Kosovë.



Leave a Reply