Sot ka nisur zyrtarisht fushata “Tetori Rozë” në Kosovë, muaj i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.
Në aktivitetin e hapjes është theksuar rëndësia e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë aktivitetit, gjatë vitit 2025 në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit.
Institucionet kanë bërë thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe kontrolle, ndërsa është rikujtuar se mamografia ofrohet pa pagesë në sistemin publik shëndetësor që nga viti 2023.
Fushata gjatë gjithë muajit tetor synon të rrisë informimin dhe të inkurajojë gratë që të mos i neglizhojnë kontrollet shëndetësore.



Leave a Reply