Fushata “Drejtësi – jo politikë” zgjerohet me mbështetje nga Kisha Katolike në Ferizaj

Në kuadër të fushatës “Drejtësi – jo politikë”, e cila po zhvillohet nën ombrellën e platformës “Liria ka emër”, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Bytyçi, së bashku me drejtorin e Administratës së Përgjithshme, Selim Marevci, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me famullitarin e Kishës Katolike në Ferizaj “Engjëlli i Rojës”, Don Mikel Sopi.

Drejtuesit e Kishës Katolike kanë shprehur përkrahjen e plotë për këtë nismë, e cila synon të ndërgjegjësojë opinionin publik rreth proceseve që po zhvillohen në raport me ish-luftëtarët e UÇK-së.

Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu çështje të tjera me rëndësi për qytetarët, përfshirë tema sociale, religjioze, si dhe aspekte që lidhen me mirëqenien dhe vlerat e përbashkëta të komunitetit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *