Tre të arrestuar në Pejë, në veturë iu gjet rreth 1 kilogram marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë, pasi gjatë kontrollit të një veture në bagazh është gjetur rreth një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur më 30 shtator, rreth orës 23:35. Të dyshuarit janë dy meshkuj kosovarë dhe një shtetase e Shqipërisë. 

Përveç substancës narkotike, policia ka konfiskuar edhe para të gatshme, tre telefona celularë, dy thika dhe veturën me të cilën po udhëtonin.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *