,

Kurti: “Kjo fundjavë vendimtare për zgjedhjen e presidentit!”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kanë nisur komunikimet mes subjekteve politike për gjetjen e një marrëveshjeje rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Kurti kishte paralajmëruar se pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të niste komunikimet me liderët e opozitës, me synimin që presidenti i ri të zgjidhet deri më 6 tetor. 

Afati për zgjedhjen e presidentit është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe përfundon më 6 tetor 2026. Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi përballet me një cikël të ri zgjedhor. 

Ndërkohë, Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike për kandidaturën e Bekim Sejdiut mbetet në fuqi, ndërsa partitë politike kanë vetëm pak ditë në dispozicion për të gjetur një dakordim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *