Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta, po i jep fund beqarisë. Ajo ka festuar sonte kanagjegjin, në një mbrëmje të veçantë ku ka qenë e rrethuar nga familjarë dhe të afërm.
Pamjet nga festa tashmë janë publikuar në rrjete sociale, duke treguar Aurorën të veshur për këtë mbrëmje speciale dhe atmosferën festive të kanagjegjit.
Aurora dhe Kushtrim Kelani e bënë lidhjen publike pas daljes nga BBVK4, ndërsa në shtator Kushtrimi e surprizoi Aurorën me një propozim për martesë gjatë një emisioni live, të cilin ajo e pranoi.
Pas propozimit, familjarët e Kushtrimit shkuan për t’ia kërkuar dorën Aurorës, ndërsa çifti tashmë ka hyrë në fazën e përgatitjeve për martesë.



Leave a Reply