,

Rama publikon foton me Trumpin, ironizon kritikët: “Ndoshta del që s’është AI”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi ku shfaqet me presidentin amerikan Donald Trump, duke iu përgjigjur në mënyrë ironike kritikave se nuk kishte arritur ta takonte atë gjatë qëndrimit në SHBA. 

Rama e ka shoqëruar fotografinë me një koment ironik, duke iu referuar diskutimeve nëse fotografia mund të ishte krijuar me inteligjencë artificiale.

“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë… u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA…”

Postimi i Ramës vjen pas vizitës së tij në Nju Jork, ku mori pjesë në aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

Fotografia dhe mënyra e publikimit të saj kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, ndërsa Rama e ka përdorur postimin për të ironizuar ata që kishin komentuar mungesën e një takimi me Trumpin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *