,

Shqipe Selimi: “Nga 1 Tetori i studentëve, te zëri i sotëm për drejtësi”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. 

Selimi ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në marshin e sotëm, duke e lidhur simbolikën e 1 Tetorit me protestën studentore të vitit 1997.

“1 Tetori na kujton protestën studentore të vitit 1997, kur zëri i studentëve u bë zëri i lirisë. Sot, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e marshit në mbrojtje të UÇK-së dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare. Nga 1 Tetori i studentëve, te zëri i sotëm për drejtësi”, ka shkruar ajo. 

Protesta e sotme u mbajt në Prishtinë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Data e protestës lidhet simbolikisht me protestën studentore të 1 tetorit 1997, e cila u zhvillua për kthimin e studentëve shqiptarë në objektet e Universitetit të Prishtinës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *