,

Kurti takon Trumpin për herë të parë: “SHBA-të janë aleati kryesor i Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. 

Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se e ka falënderuar Trumpin për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se Kosova synon anëtarësimin në aleancë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti. 

Takimi shënon kontaktin e parë të drejtpërdrejtë mes Kurtit dhe Trumpit. Në javët e fundit, Kurti gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar edhe takime me zyrtarë të Kongresit amerikan, ku ka diskutuar për sigurinë, investimet, energjinë dhe integrimin e Kosovës në NATO. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *