Kurti publikon fotografinë me Trumpin: “Kisha nderin ta takoj për herë të parë Presidentin e SHBA-së”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në postimin e tij, Kurti ka shkruar se kishte nderin ta takonte për herë të parë presidentin Trump. Ai bëri të ditur se gjatë takimit e falënderoi për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në kuadër të NATO-s, duke theksuar se Kosova synon anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Postimi vjen pas një serie takimesh që Kurti zhvilloi gjatë qëndrimit në SHBA, ku ndër të tjera u takua me kongresistët amerikanë Mike Lawler dhe George Latimer dhe diskutoi për sigurinë, mbrojtjen, investimet dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *