Kurti dhe Hamza takohen për presidentin dhe Ligjin për Specialen

Kurti dhe Hamza takohen, në tavolinë presidenti dhe ndryshimet për Specialen

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, janë takuar sot në objektin e Qeverisë së Kosovës, në një moment kur afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afrohet. Takimi ka nisur pasditen e 2 tetorit dhe në të pritet të diskutohen dy çështje kryesore: zgjedhja e presidentit dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Gjykatën Speciale. 

Takimi vjen vetëm katër ditë para përfundimit të afatit të përcaktuar për zgjedhjen e presidentit. Sipas raportimeve të sotme, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin deri më 6 tetor, vendi hyn në një tjetër proces zgjedhor. 

PDK-ja ka lidhur mbështetjen e saj për procesin e zgjedhjes së presidentit me procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ndërkohë, Qeveria është duke pritur opinionin ligjor të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet e propozuara. 

Kurti ka deklaruar gjatë ditës se komunikimet me partitë politike tashmë kanë filluar dhe se kjo fundjavë është vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje. Ai ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova të ketë presidentin ose presidenten e re.