Dyzet e tre organizata të shoqërisë civile në Kosovë u kanë bërë thirrje partive politike që të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe të sigurojnë funksionimin normal të institucioneve. Thirrja është bërë përmes një deklarate të përbashkët të publikuar sot, më 2 tetor.
Organizatat kanë kërkuar që subjektet politike ta tejkalojnë ngërçin aktual dhe të shmangin një situatë të re të paqartësisë institucionale. Sipas tyre, Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe me mandat të plotë për të përmbushur përgjegjësitë ndaj qytetarëve.
Thirrja vjen në një periudhë kur kanë mbetur vetëm disa ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit. Deri tani, partitë parlamentare nuk kanë bërë të ditur se kanë arritur një marrëveshje përfundimtare.
Ndërkohë, zhvillimet e sotme kanë sjellë edhe takimin mes Kurtit dhe Hamzës, i cili është zhvilluar pikërisht në këtë klimë politike. Çështja e presidentit është bërë një nga temat kryesore të diskutimeve politike në vend.



Leave a Reply