Një rast i dyshimtë është raportuar sot në lagjen Albanikë të Gjilanit, ku policia ka intervenuar pas informatave të pranuara nga banorët e zonës.
Sipas informacioneve fillestare, banorët kishin raportuar se nga një banesë po vinte një erë e rëndë dhe e pazakontë. Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të verifikuar situatën.
Në vendin e ngjarjes pritet të zhvillohen procedurat përkatëse për të sqaruar rrethanat e rastit, ndërsa mbetet të konfirmohet identiteti i personit dhe shkaku i vdekjes.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.



Leave a Reply