Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se Bekim Sejdiu mund të rikthehet në garën për president të Kosovës, nëse sigurohet mbështetja e nevojshme nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas deklarimit të Haxhiut, rikthimi i kandidaturës së Sejdiut do të mund të ndodhte nëse gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët nuk e kanë mbështetur kandidaturën e tij, garantojnë se do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë procesit të votimit.
Çështja e zgjedhjes së presidentit është aktualisht në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë. Kuvendi ka afat deri më 6 tetor për ta përfunduar procesin, ndërsa partitë po zhvillojnë takime dhe komunikime për të gjetur një zgjidhje.
Në këtë kuadër, sot është zhvilluar edhe takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Në takim janë diskutuar çështja e presidentit dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Gjykatën Speciale.



Leave a Reply