Sot bëhet një muaj nga vdekja e Laurent Krasniqit, ndërsa miku i tij i ngushtë, Egzon Sahiti, e ka kujtuar përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në rrjetet sociale.
Në fotografi, Egzoni dhe Laurenti shfaqen së bashku, ndërsa krahas saj ai ka shkruar një dedikim emocional, duke e kujtuar mikun e tij për buzëqeshjen dhe momentet që kanë kaluar bashkë.
“Laurent, vllau jone, shoku jone i zemres sot jone bo 1 muj pa ty”, ka shkruar Egzoni, duke shtuar se Laurenti do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre.
Laurent Krasniqi, ish-banor i Big Brother VIP Kosova 3, ndërroi jetë më 2 shtator pas një aksidenti me motoçikletë në Llukar të Prishtinës. Ai ishte 29 vjeç.
Postimi i sotëm i Egzonit ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te miqësia e tyre dhe dhimbja e madhe që la pas ndarja e papritur e Laurentit.



Leave a Reply