,

Qeveria i hap rrugë ndryshimit të Ligjit për Specialen – tani radha është e Kuvendit

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot, më 2 tetor 2026, vendimin lidhur me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Vendimi i hap rrugë procedimit të kësaj nisme në Kuvendin e Kosovës.

Kjo nismë ishte kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe vjen në një periudhë kur çështja e Gjykatës Speciale në Hagë është rikthyer fuqishëm në debatin publik dhe politik në Kosovë.

Me vendimin e sotëm, Qeveria ka dhënë vlerësimin e saj lidhur me nismën, ndërsa hapi i radhës është shqyrtimi i saj në Kuvend dhe procedurat parlamentare për ndryshimin e ligjit. Kjo do të thotë se ligji nuk është ndryshuar ende, por procesit i është hapur rruga për të vazhduar në Kuvend.

Vendimi vjen pak ditë pas miratimit në Kuvend të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e bërë çështjen e Speciales një prej temave kryesore politike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *