Rama kritikon qasjen e BE-së ndaj Ukrainës: “Ajo që i premtohet është gënjeshtër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar ashpër mënyrën se si Bashkimi Evropian po e trajton procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Në një intervistë për gazetën gjermane Welt, Rama tha se Ukraina, sipas tij, nuk do të mund të

anëtarësohet përmes procedurës së zakonshme duke përmbushur të gjitha kriteret dhe kapitujt e negociatave.

“Ajo që i premtohet Ukrainës është një gënjeshtër. Të gjithë e dinë këtë”, tha Rama. 

Sipas tij, një zgjidhje më realiste do të ishte që Ukraina të përfshihej menjëherë në negociata dhe të ndiqte një proces të bazuar në rezultate, që më pas do të çonte drejt anëtarësimit të plotë në BE. 

Rama e lidhi këtë qëndrim edhe me përvojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat përballen me procese të gjata dhe kërkesa të shumta për anëtarësim.

Ndërkohë, BE-ja ka nisur tashmë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën. Në qershor 2026 u hap grupi i parë i negociatave, që përfshin fusha si drejtësia, të drejtat themelore, reformat e administratës publike dhe kontrolli financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *