A do të jetë opinioniste e BBVA 6? Ja si u përgjigj Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu ka reaguar për herë të parë ndaj zërave se mund të jetë pjesë e sezonit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”, në rolin e opinionistes.

E ftuar në episodin e parë të “Live me Luizin”, Vejsiu u pyet drejtpërdrejt nga Luizi Ejlli për këtë mundësi.

“Je përfolur se do të jesh opinioniste e Big Brother. Karrigen e kujt do të zësh?”, e pyeti Luizi.

Alketa iu përgjigj me humor:
“Unë do të pres të mërzitet Ledioni”, duke shtuar më pas se ishte duke bërë shaka dhe se është e lumtur që Ledion Liço po e drejton programin.

Ajo vlerësoi gjithashtu punën e Ledionit dhe përmendi edhe Arbana Osmanin, duke thënë se të dy e kanë bërë shumë mirë drejtimin e spektaklit. 

Pra, Alketa nuk e konfirmoi se do të jetë opinioniste e BBVA 6. Përkundrazi, përgjigjja e saj mbetet e rezervuar dhe me nota humori, duke lënë ende hapur pikëpyetjen për një rikthim të saj në spektakël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *