Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të thërrasë menjëherë seancën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Thirreni more seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e sa 17 ditë qytetarët në protestë! Çka po prisni?”, ka shkruar Ramadani në një postim në Facebook.
Kërkesa e tij vjen pasi Qeveria e Kosovës, më 2 tetor, ka vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Tash çështja është në duart e Kuvendit, ndërsa partitë që e kanë mbështetur nismën po kërkojnë që procedura dhe votimi të zhvillohen sa më shpejt.



Leave a Reply