Shqipëria ka vendosur rregulla të reja për mbikëqyrjen, kontrollin dhe gjurmueshmërinë e aktiviteteve të licencuara të kanabisit, përfshirë kultivimin dhe prodhimin e produkteve për qëllime mjekësore dhe industriale.
Sipas kuadrit të ri, kontrolli do të shtrihet në të gjithë zinxhirin, nga importi i farave dhe fidanëve, kultivimi dhe korrja, deri te përpunimi, ruajtja, transporti dhe eksporti. Autoritetet do të mund të kryejnë edhe kontrolle të paparalajmëruara kur ka dyshime për shkelje.
Një nga elementet më të veçanta është përdorimi i teknologjisë. Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it parashikohet të ketë akses në kohë reale në sistemet e kamerave të sigurisë, me monitorim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Rregullat parashikojnë gjithashtu gjurmimin e materialit të kanabisit në çdo fazë dhe regjistrimin e lëvizjeve, sasive dhe proceseve në sistemet përkatëse.



Leave a Reply