Xhuli ka ndarë emocionet e para pas lindjes së binjakëve, duke treguar se rruga deri në momentin kur familja u bë e plotë nuk ka qenë aspak e lehtë.
Pas qëndrimit në spital, Xhuli është larguar së bashku me dy foshnjat, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së saj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka shprehur emocionet e saj me fjalët: “Nuk ish e lehtë me u bë familje”.
Mesazhi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë uruar për ardhjen në jetë të binjakëve dhe për këtë kapitull të ri familjar.
Dalja nga spitali shënoi edhe momentin kur Xhuli dhe binjakët nisën jetën së bashku jashtë ambienteve të spitalit, në një periudhë të mbushur me emocione, gëzim dhe shumë ndryshime.



Leave a Reply