Tragjedi në Prugovc, këmbësori humb jetën pas goditjes nga vetura

Një aksident i rëndë trafiku në Prugovc të Prishtinës ka përfunduar me fatalitet. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:35, në rrugën Milloshevë–Besí. 

Sipas raportimeve, një këmbësor është goditur nga një automjet, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma në vendin e ngjarjes dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *