Gjithçka është gati për një nga përballjet më të rëndësishme të Kosovës. Dardanët përballen sot me Austrinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja nis në ora 18:00.
Kosova hyn në këtë takim me synimin për të marrë rezultat pozitiv para tifozëve vendas, ndërsa Austria kërkon pikët e plota.
Atmosfera në Prishtinë tashmë është elektrizuese, me tifozë kosovarë dhe austriakë që kanë mbërritur në kryeqytet për ta ndjekur ndeshjen.
Në prag të sfidës, trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka kritikuar edhe gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”, duke e konsideruar atë një faktor që mund të ndikojë në zhvillimin e lojës.



Leave a Reply