Kosova po hyn në fazën vendimtare të procesit për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa afati i përcaktuar për përfundimin e këtij procesi është 6 tetori.
Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve të partive opozitare, përfshirë kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur një marrëveshje përfundimtare.
Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara është shndërruar në një nga pikat kryesore të negociatave. PDK-ja ka kërkuar ndryshimin e këtij ligji, ndërsa mbështetja e saj për zgjedhjen e presidentit lidhet me zhvillimet rreth kësaj çështjeje.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kishte deklaruar se pret që çështja e ndryshimit të Ligjit për Specialen të mbyllet në takimet me Kurtin.
Ndërkohë, me afrimin e 6 tetorit, presioni mbi partitë politike është rritur ndjeshëm. Mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë marrëveshje në kohë apo nëse vendi do të përballet me një tjetër krizë institucionale.



Leave a Reply