Në Prishtinë është hapur konferenca ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”, ku në fokus është roli i grave në ndërtimin e paqes, sigurisë, drejtësisë dhe zhvillimit.
Në hapjen e konferencës mori pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila përmes një mesazhi theksoi rëndësinë e vazhdimit të vizionit të nisur ndër vite nga Prishtina dhe të forcimit të rolit të grave në proceset shoqërore e institucionale.
Në këtë aktivitet u rikujtua edhe trashëgimia e krijuar ndër vite dhe nevoja që parimet e ndërtuara të vazhdojnë të promovohen përtej mandateve, kufijve dhe gjeneratave.
Sipas mesazhit të publikuar nga Jahjaga Foundation, paqja ndërtohet me guxim, forcohet përmes partneritetit dhe bëhet e qëndrueshme kur gratë kanë fuqinë për ta formësuar atë. Konferenca synon të shërbejë si një platformë për bashkëpunim dhe avancimin e vizionit për vitet 2026–2035.



Leave a Reply