Dasma e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës ka mbledhur familjarë, miq dhe emra të njohur, ndërsa në mesin e të ftuarve janë parë edhe Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita.
Në pamjet nga mbrëmja, Ramush Haradinaj shihet duke përshëndetur të pranishmit, ndërsa Anita shfaqet pranë tij me një paraqitje elegante.
Çifti duket në humor të mirë teksa merr pjesë në festën e veçantë të Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, duke iu bashkuar atmosferës festive të dasmës.
Fotografitë nga ceremonia kanë tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ku po shpërndahen momentet nga kjo mbrëmje festive.



Leave a Reply