Një mosmarrëveshje në komunikacion në Gjilan ka përfunduar me sulm fizik ndaj një zyrtari policor që në atë moment ishte jashtë detyrës.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:30, në afërsi të hotelit “Kristal”, ndërsa sipas raportimeve dyshohet se gjithçka nisi pas një mosmarrëveshjeje në trafik.
Sipas informacioneve të publikuara, pas përplasjes verbale, polici është prezantuar si zyrtar policor, por dy personat e përfshirë dyshohet se kanë vazhduar me fyerje dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht. Si pasojë, polici ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar. Sipas raportimeve, ndaj rastit është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.



Leave a Reply