Euro bie në nivelin më të ulët në 17 muaj

Euro ka shënuar rënie të fortë në tregjet financiare të hënën, duke zbritur në nivelin më të ulët në 17 muaj kundrejt dollarit amerikan.

Sipas Reuters, euro u tregtua rreth 1.1178 dollarë, ndërsa investitorët janë të shqetësuar për situatën fiskale të Francës dhe pasigurinë politike në vend.

Shqetësimet për borxhin francez kanë ndikuar edhe në tregun e obligacioneve. Diferenca mes yield-eve të obligacioneve 10-vjeçare franceze dhe gjermane është zgjeruar mbi 150 pikë bazë, duke shtuar frikën se problemet financiare të Francës mund të ndikojnë edhe në ekonomitë e tjera të eurozonës.

Ndërkohë, dollari amerikan është forcuar, ndërsa pritjet për një rritje të normave të interesit nga Rezerva Federale në tetor janë zbehur pas të dhënave më të dobëta se pritej nga tregu amerikan i punës.

Zhvillimet në Francë dhe lëvizjet e euros po ndiqen me vëmendje nga investitorët, pasi një përkeqësim i situatës fiskale mund të ketë pasoja më të gjera për tregjet evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *