Belrina Matraku reagon pas videove të publikuara: “Media mos thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime”

Belrina Matraku ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me videot e publikuara dhe të shpërndara së fundmi në rrjete sociale, në të cilat ajo është shfaqur së bashku me persona të tjerë.

Në reagimin e saj, Matraku u është drejtuar mediave duke kërkuar që të mos i atribuohen deklarata që, sipas saj, nuk i ka bërë.

“Media mos thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime… Unë nuk kërcënoj njeri”, ka shkruar ajo.

Më tej, ajo ka sqaruar se deklarata e saj kishte të bënte me personin që ka regjistruar dhe shpërndarë videot. Sipas saj, përgjegjësia duhet të përcaktohet nga autoritetet përkatëse.

“Kam thënë që do ta paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot. E nëse e ka bërë personi në fjalë do paguajë çdo lot”, ka deklaruar Matraku.

Ajo ka kërkuar që me rastin të merren autoritetet, në mënyrë që të përcaktohet se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot.

“Me këtë le të merren autoritetet në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot, mbyllet këtu…”, përfundon reagimi i saj.

Reagimi vjen pas publikimit dhe shpërndarjes së videove të lidhura me Adi Hilen, ku Matraku ka qenë një nga personat e shfaqur. Deri në përcaktimin e përgjegjësive nga autoritetet, mbetet e paqartë se kush qëndron konkretisht pas regjistrimit dhe shpërndarjes së materialeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *