,

LDK kundër ndryshimeve për Specialen: “S’mund të bëhemi pjesë e kësaj nisme”

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votimin për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa në Kuvend deputetja Jehona Lushaku-Sadriu shpjegoi qëndrimin e partisë.

Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme, duke theksuar në të njëjtën kohë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e shenjtë për qytetarët e Kosovës.

Sipas saj, përgjegjësia individuale nuk duhet të shndërrohet në përgjegjësi kolektive.

Ajo argumentoi gjithashtu se një votim në Kuvendin e Kosovës nuk mund të zhbëjë një aktgjykim të një gjykate dhe se rruga për kundërshtimin e një vendimi gjyqësor është përmes mekanizmave të apelit.

Qëndrimi i LDK-së dalloi nga ai i shumicës së deputetëve që morën pjesë në votim, pasi projektligji u miratua në lexim të parë me 91 vota pro.

Debati për Ligjin për Specialen po zhvillohet në një kohë kur në Kosovë është rritur presioni politik dhe qytetar për ndryshimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *