Haradinaj: “Vendimet e Speciales janë ofendim për popullin”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot në Kuvend se grupi parlamentar i AAK-së do ta mbështesë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj foli edhe për vendimet e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai i cilësoi këto vendime si një “ofendim për popullin e Kosovës, institucionet dhe drejtësinë”.

Haradinaj kërkoi që procesi për ndryshimin e ligjit të vazhdojë me urgjencë dhe që projektligji të votohet edhe në lexim të dytë gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, çështja e ish-krerëve të UÇK-së ka rëndësi të veçantë për Kosovën dhe institucionet duhet të ndërmarrin hapa për të adresuar shqetësimet që lidhen me proceset në Hagë.

Deklaratat e Haradinajt u bënë gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku projektligji u miratua në lexim të parë me 91 vota pro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *