Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës se për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të ketë gjyq, gjatë debatit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Kurti tha se lufta e popullit të Kosovës ishte luftë çlirimtare dhe se UÇK-ja, sipas tij, përfaqësonte shprehjen më të lartë të kësaj lufte.
Ai e lidhi luftën e viteve 1998–1999 me krimet dhe dëbimin e popullsisë shqiptare të Kosovës nga forcat serbe, duke theksuar se përgjegjësia për krimet duhet të jetë individuale.
Megjithatë, Kurti kritikoi mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën po trajtohen ndryshimet ligjore. Sipas tij, projektligji është proceduar me nguti dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për një analizë të plotë juridike.
Pavarësisht kritikave, Kurti bëri të ditur se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do ta mbështesin projektligjin.
Kuvendi e miratoi më pas projektligjin në lexim të parë me 91 vota pro.



Leave a Reply