Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Në votimin e parë, projektligji mori 91 vota pro, ndërsa pjesa tjetër e procedurës u shoqërua me përplasje të forta politike.
Ndryshimet e propozuara përfshijnë kufizimin e dënimeve me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe mundësinë që dënimet të vuhet në Kosovë. Projektligji parashikon gjithashtu mundësi për falje presidenciale.
Megjithatë, votimi në lexim të parë nuk mjaftoi për përfundimin e procesit. Për ndryshimet duhet të zhvillohet edhe shqyrtimi i mëtejshëm parlamentar dhe leximi i dytë.
Kjo çështje është kthyer ndërkohë në pikën kryesore të përplasjes mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi PDK-ja ka kërkuar që ligji të miratohet në të gjitha fazat para se të japë votat për zgjedhjen e presidentit.



Leave a Reply