Në Gjilan sot mbahet marshi sensibilizues në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.
Aktiviteti organizohet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Grumbullimi është paraparë para Teatrit të Qytetit në ora 12:00, prej nga pjesëmarrësit do të vazhdojnë në drejtim të objektit të QKMF-së. (Komuna Gjilan)
Pas përfundimit të marshit, në Qendrën e Trajnimeve të QKMF-së do të bëhet hapja e fushatës sensibilizuese, me mesazhe për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm.
Organizatorët kanë përcjellë mesazhin se zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë dhe kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit.
Marshi zhvillohet në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.



Leave a Reply