Qytetarët që qarkullojnë në hyrje të Gjilanit nga drejtimi i Prishtinës duhet të kenë kujdes gjatë kësaj periudhe, pasi kanë nisur punimet në këtë segment rrugor.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, nga 5 tetori 2026 po zhvillohen punime në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrugës N25.2, segmenti Bresalc–Gjilan (Hyrja Gjilan)”.
Punimet parashihet të zgjasin rreth dy muaj, megjithëse afati mund të ndryshojë në varësi të dinamikës së realizimit.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë kufizime në qarkullim dhe në qasjen e banorëve dhe bizneseve në këtë zonë.
Komuna u ka rekomanduar qytetarëve që të përdorin rrugë alternative, përfshirë rrugën “Pajazit Ahmeti”, në drejtim të rrethit “28 Nëntori”, si dhe rrugën “15 Qershori”, në drejtim të rrugëve “Haki Myderizi” dhe “NATO 99”.
Qytetarëve u është bërë thirrje që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm dhe udhëzimet në terren, në mënyrë që të shmangen pengesat dhe të ruhet siguria në komunikacion.



Leave a Reply