Banka Botërore ul parashikimin për Kosovën: Ekonomia pritet të rritet 3.6% gjatë vitit 2026

Banka Botërore ka ulur lehtë parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2026. Sipas projeksionit të publikuar të martën, ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.6 për qind, 0.1 pikë përqindjeje më pak se parashikimi i bërë në muajin prill. 

Sipas raportit të ri për Evropën dhe Azinë Qendrore, rritja prej 3.6 për qind do të ishte në të njëjtin nivel me atë të vitit 2025. Për vitin 2027, Banka Botërore pret një përshpejtim të rritjes në 3.8 për qind, por edhe ky parashikim është ulur me 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me vlerësimin e mëparshëm. 

Në raport, Banka Botërore e lidh perspektivën ekonomike të Kosovës edhe me zhvillimet politike. Sipas saj, me zbutjen e pasigurisë që lidhet me zgjedhjet dhe zhvillimet politike, investimet më të fuqishme mund t’i japin shtysë rritjes ekonomike në Kosovë dhe në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. 

Për Ballkanin Perëndimor në tërësi, Banka Botërore ka rritur parashikimin e rritjes për vitin 2026 në 3.1 për qind, nga 2.9 për qind sa ishte parashikimi paraprak. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *