Emri i Bekim Sejdiut është rikthyer në qendër të debatit politik në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Albin Kurti deklaroi sot se Sejdiu mbetet kandidati për president dhe kërkoi nga PDK-ja që të sigurojë pjesëmarrjen e së paku gjysmës së deputetëve të saj në procesin e votimit.
Sejdiu ishte tërhequr nga kandidatura më 14 shtator, pasi nuk u sigurua mbështetja e nevojshme parlamentare. Megjithatë, çështja e rikthimit të tij është rihapur në orët e fundit, ndërsa presioni për arritjen e një marrëveshjeje politike është rritur ndjeshëm.



Leave a Reply