Kurti kërkon votat e PDK-së për Sejdiun: Presidenti sonte, Specialja të enjten

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë sot një ofertë publike PDK-së për zhbllokimin e situatës politike në vend.

Kurti kërkoi që së paku gjysma e deputetëve të PDK-së të marrin pjesë në votimin për Bekim Sejdiun për president. Në këmbim, ai u zotua se të enjten do të procedohet votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. 

Kurti theksoi se deputetët e PDK-së mund edhe të votojnë kundër Sejdiut, por kërkoi që të jenë të pranishëm në sallë, pasi mungesa e kuorumit mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *