Dogana e Kosovës merr pjesë në Sesionin e 44-të të Komitetit Teknik për Rregullat e Origjinës në Bruksel

Dogana e Kosovës merr pjesë në sesionin që mbledh përfaqësues të administratave doganore dhe ekspertë ndërkombëtarë për të trajtuar çështje kyçe që lidhen me interpretimin, zbatimin dhe zhvillimin e mëtejmë të rregullave ndërkombëtare të origjinës.

Diskutimet janë të fokusuara në sigurimin e transparencës, konsistencës dhe zbatimit të njëtrajtshëm, si dhe në adresimin e sfidave praktike që ndikojnë në tregtinë ndërkombëtare.

Nëpërmjet pjesëmarrjes së saj, Dogana e Kosovës kontribuon në diskutimet teknike, shkëmbimin e përvojave dhe ndjekjen e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e rregullave të origjinës.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare për rregullat e origjinës dhe në harmonizimin e vazhdueshëm të procedurave të saj me instrumentet e Organizatës Botërore të Doganave, në funksion të tregtisë së drejtë, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *