Thirrje për Aplikim: Bursat Master Young Cell Scheme (Raundi XVI)

Të nderuar studentë,

Me datë 9 shkurt 2026, është publikuar zyrtarisht Thirrja për Aplikim për Bursat Master – Raundi XVI në kuadër të projektit Young Cell Scheme (YCS).
Afati i fundit për aplikim është 9 mars 2026.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan njofton alumnit e tij (studentët që i kanë përfunduar studimet), se ata mund të jenë kandidat potencialë për bursat Master të ofruara nga projekti YCS dhe inkurajohen të aplikojnë.

Për më tepër, Universiteti do të organizojë një sesion informues për studentët dhe të interesuarit lidhur me hapjen e aplikimeve për bursat Master të Raundit XVI:

📅 Data: 16 shkurt 2026 (e hënë)
⏰ Ora: 10:00

Në këtë sesion do të ofrohen informata të detajuara rreth kritereve të aplikimit, procedurave dhe përfitimeve nga programi Young Cell Scheme.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur.

https://uni-gjilan.net/lajmet/thirrje-per-aplikim-bursat-master-young-cell-scheme-raundi-xvi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *