,

VATRA nga diaspora shqiptare në SHBA uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Urimi vjen një ditë pasi Kuvendi i Kosovës zgjodhi Shiroka-Pulën presidente me 81 vota, në një seancë të jashtëzakonshme që u zhvillua në orët e vona të 6 tetorit. Pas zgjedhjes, ajo dha betimin kushtetues dhe deklaroi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. 

Zgjedhja e saj ndodhi në një moment të rëndësishëm politik për vendin, pasi moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues do të mund të çonte në një tjetër proces zgjedhor. 

Në urimin e saj, VATRA, një nga organizatat historike të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, përcolli urimet për detyrën e re të Shiroka-Pulës dhe theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi për institucionet e Kosovës.

Shiroka-Pula, e cila deri në zgjedhjen presidente ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në fjalimin e saj pas betimit u shpreh se mandati i saj u takon qytetarëve, institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Ajo premtoi punë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *