Arianit Koci e çon në Kushtetuese zgjedhjen e Presidentes

Avokati Arianit Koci i është drejtuar të mërkurën Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.

Koci ka bërë të ditur se ka depozituar njoftim për, siç pretendon ai, moszbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese në rastet KO256/26 dhe KO258/26.

Sipas tij, Gjykata kishte përcaktuar që procedura për zgjedhjen e presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Koci pretendon se votimi për Shiroka-Pulën nisi në minutat e fundit të 6 tetorit, por vazhdoi edhe pas mesnatës.

Ai ka rikujtuar se në aktgjykim parashihet edhe pasoja juridike në rast të mosrespektimit të afatit – shpërndarja e Kuvendit.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme”, ka deklaruar Koci, duke kërkuar shqyrtimin e çështjes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *