Inspektorati Policor i Kosovës ka iniciuar hetim preliminar lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë.
Sipas IPK-së, zyrtarët e saj kanë monitoruar mënyrën e menaxhimit të protestës, ndërveprimin e policisë me protestuesit, përdorimin e forcës dhe përdorimin e pajisjeve të tjera të autorizuara.
Ndërkohë, hetuesit kanë pranuar edhe një ankesë nga një qytetar, i cili pretendon se policia ka tejkaluar autorizimet gjatë përdorimit të forcës.
IPK ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë monitorimit, pamjet e publikuara në media dhe burime të tjera, ka nisur hetimin preliminar sipas detyrës zyrtare.
Institucioni ka theksuar se pas përfundimit të hetimit do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren.



Leave a Reply