Tenderi i Komunës së Prishtinës për ndërtimin e një ure në Veternik është përballur me kundërshtime lidhur me kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit.
Bëhet fjalë për projektin “Ndërtimi i urës – Mbikalimi dhe Nënkalimi për vetura dhe automjete – në Veternik mbi rrugën ‘A’”, me vlerë të parashikuar prej 10 milionë eurosh.
Sipas ekspertizës së Organit Shqyrtues të Prokurimit, disa nga kërkesat teknike mund të kufizojnë konkurrencën. Ekspertët kanë rekomanduar që Komuna ta përmirësojë dosjen e tenderit dhe ta zgjasë afatin për ofertim.
Rasti është iniciuar pas ankesës së kompanisë “Sallahu” SH.P.K.
Megjithatë, raporti i ekspertëve nuk përbën vendimin përfundimtar. Përfundimisht, për çështjen duhet të vendosë Paneli Shqyrtues i OSHP-së.



Leave a Reply