Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, ka thënë se institucioni aktualisht nuk ka koment lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
Sipas tij, Dhomat e Specializuara janë të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre dhe në garantimin e proceseve gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe në mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.
Ndryshimet në ligj u miratuan nga Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme ku u zgjodh edhe presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Çështja ka shkaktuar reagime edhe jashtë Kosovës, përfshirë shqetësime nga Bashkimi Evropian lidhur me përputhshmërinë e ndryshimeve me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.



Leave a Reply