BE-ja e shqetësuar për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Nga Brukseli është bërë e ditur se ndryshimet ngrenë shqetësime për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe për pavarësinë e Dhomave të Specializuara.

BE-ja ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të respektojnë detyrimet ndërkombëtare dhe të garantojnë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Ndryshimet në ligj u miratuan në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, pak para zgjedhjes së presidentes së re.

Çështja ka marrë vëmendje të madhe politike, pasi votimi për ndryshimet e ligjit u zhvillua në të njëjtën seancë me procesin për zgjedhjen e presidentes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *