Biznesi, diaspora dhe investitorët mblidhen sot në Gjilan për “Anamorava Economic Forum”

Në Gjilan po mbahet sot “Anamorava Economic Forum 2026”, një forum që synon të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik, investime dhe bashkëpunim në rajonin e Anamoravës.

Forumi organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ndërsa mbahet në Vali Ranch Resort & Congress Center.

Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, biznesit, akademisë, investitorë dhe pjesëtarë të diasporës.

Një pjesë e rëndësishme e forumit lidhet me prezantimin e potencialeve ekonomike të rajonit dhe mundësive konkrete për investime.

Në kuadër të programit pritet të diskutohet edhe për rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e partneriteteve mes bizneseve vendore dhe investitorëve.

Forumi synon që Gjilani dhe rajoni i Anamoravës të prezantohen si hapësirë me potencial për investime dhe zhvillim të mëtejshëm ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *