I mori pesë armë me premtimin për t’i formalizuar te noteri, më pas u zhduk – Policia nis hetimet në Gjilan

Policia në Gjilan ka nisur hetimet për një rast të dyshuar mashtrimi, pasi një qytetar ka raportuar se një person i panjohur i kishte marrë pesë armë zjarri të cilat posedoheshin me leje valide.

Sipas raportimit të rastit, personi i dyshuar kishte shprehur interes për blerjen e pesë armëve dhe kishte marrë armët nga pronari me marrëveshjen që më pas të përfundonin procedurat e shitblerjes te noteri.

Megjithatë, sipas ankuesit, personi nuk ishte paraqitur më te noteri për përfundimin e kontratës dhe pagesën.

Rasti është cilësuar si “Mashtrim” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente.

Policia po punon për identifikimin e personit të dyshuar dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *