601 raste të reja të kancerit të gjirit në Kosovë gjatë vitit 2025 – shumica te gratë

Gjatë vitit 2025 në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Nga këto raste, 592 janë regjistruar te gratë, ndërsa nëntë raste te burrat.

Të dhënat tregojnë se sëmundja prek kryesisht moshat mbi 40 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve është regjistruar në grupmoshat 45–69 vjeç.

Sipas institucioneve shëndetësore, zbulimi i hershëm mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të gjirit.

Në vitet e fundit është rritur edhe vëmendja institucionale ndaj kontrolleve dhe diagnostikimit të hershëm. Sipas të dhënave të prezantuara gjatë fushatës së Tetorit Rozë, në vitet e fundit një pjesë më e madhe e rasteve është diagnostikuar në faza më të hershme.

Mesazhi i fushatës së këtij muaji është i qartë: kontrollet e rregullta dhe konsultimi me profesionistët shëndetësorë mund të ndihmojnë në zbulimin më të hershëm të sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *