Rita Ora shpërndan momentin e betimit të Presidentes së re të Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës.

Ora ka shpërndarë në Instagram një video nga momenti i betimit të presidentes së re.

Në pamjet e publikuara shfaqet momenti kur Shiroka-Pula betohet si presidente e Republikës së Kosovës.

Rita Ora nuk e ka shoqëruar videon me një koment të gjatë, por vetëm ka ndarë momentin e ceremonisë me ndjekësit e saj.

Reagimi i këngëtares vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm politik në Kosovë, ku Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në Kuvend.

Zgjedhja e saj e ka bërë Shiroka-Pulën presidenten e tretë grua të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *